Fule: Barrikadat në veriun e Kosovës, mund t'i heq Beogradi
Bruksel, 25 janar - Komisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fule ka deklaruar se disa barrikada vazhdojnë të qëndrojnë në veriun e Kosovës dhe se ato mund ti heq Beogradi.
Barrikadat në rrugë paraqesin një problem të madh të pazgjidhur dhe duhet patjetër të shohim përparimin e mëtejmë në këtë plan. Serbët në veriun e Kosovës kanë të drejtën të promovojnë interesat e tyre dhe të shprehin shqetësimet, mirëpo bllokadat paraqesin rrezik të vazhdueshëm për eskalimin e konflikteve dhe dhunës, ka deklaruar Fule në një intervistë për gazetën Blic.
Ai ka theksuar se gjatë periudhës së ardhshme pret nga Serbia që të dakordohet për praninë e Kosovës në forumet rajonale, zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut Prishtinë Beograd, lejimin e EULEX që të kryejë misionin në tërë Kosovën.
Fule ka theksuar se është i njohur me përpjekjet që po bën Beogradi për të qetësuar situatën në veriun e Kosovës.