09 Janar 2025

Füle vjen në Prishtinë për fillimin e studimit të fizibilitetit

Prishtinë, 26 mars - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se fillimi i studimit të fizibilitetit për Kosovën është njëra ndër temat kryesore të vizitës së Komisionerit për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë Štefan Füle në Prishtinë.

Studimi i fizibilitetit do të sigurojë një hulumtim gjithëpërfshirës për integrimin e mëtejshëm  të Kosovës në kornizën e politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri Füle zyrtarisht do të shpall fillimin e studimit të fizibilitetit në takimin e parë Këshillit të sapothemeluar Kombëtar të Kosovës për Integrim Evropian.

Ky Këshill është një organ këshillëdhënës dhe konsultativ që paraqet një forum gjithëpërfshirës për diskutimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Ai ka për qëllim që të krijojë një konsensus kombëtar për agjendën reformuese të BE-së.

Në adresimin e tij para këtij Këshilli, Komisioneri Füle do të flas për rëndësinë që ka studimi i fizibilitetit dhe për nevojën për t’iu qasur agjendës evropiane në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.

Ai po ashtu do të zhvillojë takime edhe me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaçi dhe do të takohet edhe me anëtarë të tjerë të qeverisë: dy zëvendës kryeministra,  Ministren e Integrimit Evropian dhe Ministrin e Brendshëm.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)