Fuele: Rruga e Bosnjës drej BE-së mund të ngrihet
Bruksel, 12 prill - Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se rruga e Bosnjës drejt Bashkimit Evropian mund të ngrihet dhe se zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm mund të shpallen të pavlefshme nëse nuk ka reforma kushtetutese.
Fuele i ka bërë këto komente të enjten në Sarajevë. Ai po ashtu ka thënë se premtimet e udhëheqësve boshnjakë për reforma, nuk janë përkthyer në vepra.
Tetëmbëdhjetë vjet që nga përfundimi i luftës në Bosnjë, vendi ballkanik vazhdon të përballet me ndarje të thella etnike.
BE-ja kërkon që Bosnja të reformojë kushtetutën e saj, për të hequr një kufizim për pakicat etnike që konkurrojnë për poste, para se ajo të aplikojë për anëtarësim në BE.