Füle ndërmjetësues në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë
Udhëheqësja e diplomacisë së BE-së, Catherin Ashton ka përfunduar rolin e saj të ndërmjetësueses në bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan sot e përditshmja beogradase Blic, duke u mbështetur në burime diplomatike.
Duke u thirrur në burime diplomatike, gazeta shkruan se ndërmjetësues i ri në dialogun Kosovë-Serbi, sipas të gjitha gjasave, do të jetë tefan Füle, i cili edhe më parë ka qenë i interesuar për të marrë këtë rol.