Fuele: Ditë historike për Kosovën e Serbinë
Bruksel, 19 prill - Komisionari evropian për zgjerim Stefan Fuele ka uruar delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit për marrëveshjen e arritur në parim në Bruksel, duke thënë se kjo shënon një ditë historike në raportet Kosovë-Serbi, dhe për gjithë rajonin.
Në një komunikatë për shtyp nga zyra e tij, Fuele citohet të ketë uruar dy kryeministrat Hashim Thaçin e Ivica Daçiqin, për kurajon dhe përkushtimin e tyre gjatë negociatave.
Të dy liderët është dashur të gjejnë kompromise, të cilat sipas përshkrimit [të fjalës], nuk do të ishin kurrë ideale për asnjëherë palë. Kjo qasje konsensuale do ti ndihmoj të dy shtetet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Kështu funksionin Bashkimi Evropian. Ne nuk jemi më të dobët nëse mundohemi të gjejmë konsensus, përkundrazi, ne jemi më të fortë sepse arrijmë të bëjmë kompromise, citohet të ketë thënë Fuele.
Në vazhdim të komunikatës thuhet se se komisionari për zgjerim ka nis punën me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton për të finalizuar rekomandimet që do ti dërgohen Këshillit të Ministrave të hënën.
Tani është me rëndësi që liderët politik dhe në përgjithësi opinini publik, si në Serbi dhe Kosovë, të mbështet marrëveshjen dhe ndihmoj në zbatimin e saj. Kjo është një mundësi e cila nuk guxon të humbet. Është në interes të të gjitha palëve të përfshira, të popullit që jeton në Kosovë dhe atyre në Serbi, por edhe rajonit në tërësi. Ata mund të llogarisin në mbështetjen tonë të vazhdueshme, solidaritetin, dhe të kenë besim në të ardhmen e tyre evropiane, përfundon komunikata e Fueles.