10 Janar 2025

Fryma e Shqipërisë së madhe “nuk është shuar”

Beograd, 18 maj - Oliver Ivanoviq, ka thënë se promovimi i abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës është mesazh i qartë se fryma për Shqipëri të madhe nuk është shuar.

“Kjo ide, e cila, të paktën në mënyrë deklarative, është e papranueshme për Evropën dhe botën, është edhe një pretendim serioz për territorin e Serbisë. Prandaj, ajo duhet të hasë në një reagim të fortë, jo vetëm të Beogradit”, ka thënë Ivanoviq për mediet serbe.

Ivanoviq ka thënë se askush në Serbi nuk është kundër bashkëpunimit kulturor të shqiptarëve, por, sipas tij, promovimi i abetares zbulon edhe prapavijën politike se “fryma për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)