25 Dhjetor 2024

Freizer: BE të emërojë përfaqësuesin e saj në Kosovë

Bruksel, 4 maj - Për BE-në në Ballkanin Perëndimor ekzistojnë disa probleme kyç nga të cilat stabilizimi i rrethanave në Bosnjë e Hercegovinë dhe përmirësimi i raporteve midis Serbisë dhe Kosovës janë ndër prioritetet, vlerësojnë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG).

Drejtoresha e Programit për Evropën në ICG, Sabine Freizer thotë se BE duhet patjetër të zgjidhë edhe çështjen e pranisë së vet në Kosovë, por edhe më shumë të fokusohet në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira të Serbisë dhe Kosovës.

Për sa i përket zëvendësimit të Pieter Feithit në detyrën e përfaqësuesit të posaçëm evropian, sipas saj, vendimi për përfaqësuesin e ri është “shumë delikat” dhe se do të ishte “shumë vështirë” që në këtë pozicion të vijë dikush që hapur promovon pavarësinë e Kosovës, duke kujtuar se pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kushdo që të vijë në këtë pozicion duhet të jetë shumë delikat kur flet për Kosovën. Nga ana tjetër, Serbia duhet ta ketë të qartë se ky është përfaqësues i BE-së dhe nëse dëshiron të bëhet kandidat për anëtarësim duhet të bashkëpunojë më afër me ta”, ka thënë Freizer për Deutsche Welle në gjuhën serbe.

Njëkohësisht ajo ka thënë se BE-ja duhet të vendosë se kur Serbisë do t`ia bëjë të qartë që patjetër të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Nuk po flas për atë që Serbia duhet ta njohë Kosovën para fillimit të bisedimeve për hyrje në BE, por ekzistojnë një varg çështjesh teknike të cilat jetën e banorëve të Kosovës e bëjnë të komplikuar”, ka thënë Freizer, duke konkluduar se Serbia mund t`i kontribuojë më shumë stabilitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës sesa që po bën tani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)