Francezët vazhdojnë grevat anti-qeveritare
Paris, 15 tetor - Zyrtarët francezë po përpiqen të ulin shqetësimet për mungesa karburanti, ndërsa greva anti-qeveritare vazhdon të ndikojë punën e rafinerive, të transportit hekurudhor dhe shkollat.
Ministri i Transportit, Dominique Bussereau tha sot se nuk do të ketë mungesa karburanti, megjithë vazhdimin e grevës për 18 ditë në portin kryesor të Francës dhe ndalimin e punës në 50 për qind të rafinerive të naftës në vend.
Zyrtarët e industrisë së naftës kanë thënë se nëse greva vazhdon, mungesat në pikat e karburantit mund të ndjehen brënda javës.
Nxënësit në 340 shkolla të mesme bllokuan ndërtesat dhe ndaluan mësimin në mbështetje të sindikatave, megjithëse protestat filluan ta humbasin vrullin në sektorin e transporitt publik të Parisit.
Studentët e universiteteve kanë mbështetur protetsat kombëtare të udhëhequra nga sindikatat kundër planeve të qeverisë për ngritjen e moshës së pensionit.
Megjithë protetsat e herë pas hershme, qeveria e Presidentit Nicolas Sarkozy nuk ka pranuar të anullojë vendimin për ngritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç.