09 Janar 2025

Francezët protestojnë kundër deputetëve të korruptuar

Paris, 20 shkurt - Në protestat që u mbajtën në fundjavë në disa qytete të Francës, veçanërisht në Paris dhe Tuluzë, manifestuesit dënuan në qetësi aferat e punësimeve fiktive që dyshohet se prekin François Fillon dhe Marine Le Pen.

“Në burg të korruptuarit” dhe “Poshtë privilegjet” ishin slogane të hedhura gjatë manifestimeve të zhvilluara të dielën në disa qytete të Francës, veçanërisht në Paris dhe Tuluzë, ku manifestuesit dënuan në qetësi aferat e punësimeve fiktive që dyshohet se prekin François Fillon dhe Marine Le Pen.

Manifestuesit, të cilët iu përgjigjën një thirrjeje në rrjetet sociale për tubime qytetare mbi bazën e modelit “Natën të ngrihemi”, të organizuara pranverën e kaluar, e konsiderojnë të patolerueshme “të qeverisen nga një grusht të zgjedhurish, të cilët kanë mundësinë të praktikojnë të kundërtën e asaj që mbrojnë”, thuhet në tekstin e thirrjes së bërë në rrjetet sociale.

Parulla të shumta si “Fillon në burg, korrupsioni është një helm”, “Stop korrupsionit” valëviteshin në turmën me 700 manifestues, sipas policisë, në sheshin Republika të Parisit, duke shënjestruar kandidatin e së djathtës në zgjedhjet presidenciale, i dyshuar për përfshirje në një çështje delikate  punësimi fiktiv të bashkëshortes dhe dy djemve të tij.

Përveç François Fillon, edhe kandidatja e FN për zgjedhjet presidenciale Marine Le Pen po përballet me dyshime për punësim fals të truprojës së saj si asistent në Parlamentin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)