Francezët dhe anglezët të pakënaqur nga Bashkimi Europian
Bruksel, 8 prill - Francezët dhe anglezët nuk janë të kënaqur nga Bashkimi Evropian. Sipas studimeve të bëra, 52% e francezëve dhe 56% e anglezëve shprehen se nuk janë të kënaqur që janë një pjesë e Bashkimit Europian.
Sipas studimeve të bëra në mbarë Evropën, është vënë re se francezët dhe anglezët nuk janë të kënaqur nga Bashkimi Evropian. Në studimin e quajtur Panorama e Evropës u drejtuan pyetje të ndryshme dhe një prej këtyre pyetjeve ishte nëse jeni të kënaqur nga të qenit pjesë e Unionit.
52% e francezëve dhe 56% e anglezëve shprehen se nuk janë të kënaqur që janë një pjesë e Bashkimit Evropian.
Francezët, pavarësisht se nuk janë të kënaqur, 74% e tyre theksuan se do të përdorin votën gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në muajin maj.
Numri i Francezëve që dalin kundër anëtarësimit të Turqisë në BE arrin në 83% ndërkohë që në vitin 2003 ishte 52%.
Ndërkaq 56% e spanjollëve dhe 50% e italianëve mbështet anëtarësimin e Turqisë në BE.