Francë, zgjerohen përmasat e skandalit
Paris, 16 korrik - Skandali financiar në republikën e Francës që ka përfshirë edhe presidentin e saj Nicolas Sarkozi, ka marrë së fundmi një kthesë dramatike.
Policia ka arrestuar disa figura kyç në aferën e dhurimeve të trashëgimtares së Loreal-it, Liliane Bettencourt.
Në mesin e të ndaluarve është edhe administruesi i pasurisë së miliarderes, Patris de Mestre dhe favoriti i saj, Fransua Mari Banie.
Gjatë aferës u dyshua si për kreun e shtetit francez, ashtu edhe për ministrin e tij të punës, Eric Ëoerth se kishin marrë dhurime të paligjshme për partinë.
Bëhet e ditur se të dy politikanët e kanë mohuar një gjë të tillë.
Të hënën Sarkozi e mbrojti ministrin gjatë një interviste të dhënë për televizionin kombëtar, ku e përshkroi atë si njeri të ndershëm dhe krejtësisht të besueshëm.