23 Dhjetor 2024

Francë: Përfundon greva e punonjësve të sektorit të naftës

Paris, 30 tetor - Punonjësit e sektorit të naftës në Francë votuan sot që të ndërpresin grevën e tyre njëmujore, duke i dhënë fund mungesave paralizuese të karburantit dhe duke shënuar fundin e protestave disa javore kundër vendimit të qeverisë për të rritur moshën minimale të pensionit.

Të 12 rafineritë franceze kanë rifilluar punën.

Grevat e drejtuara nga sindikatat, që përfshinë portet dhe rafineritë e naftës për të protestuar për kushtet e punës dhe ligjeve për reformën e sistemit të pensionit, ishin të fundit që u ndërprenë.

Presidenti Nikola Sarkozi tha sot se ai i kuptonte shqetësimet e punëtorëve, por ai tha se ndryshimet janë jetike për të shpëtuar sistemin e pensioneve.

Për javë të tëra, zoti Sarkozi nuk pranoi t’i nënshtrohej presionit të protestave, mungesave në pikat e karburantit dhe bllokimit të vazhdueshëm të transportit. Ai pritet që të nënshkruajë ligjin e ri që e çon moshën minimale të pensionit nga 60 në 62.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)