Francë, moti i keq, 25 viktima
Paris, 18 qershor - Përkeqësohet edhe më tej bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq që ka përfshirë jugun e Francës.
Autoritetet njoftojnë se numri i viktimave shkoi në 25 dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Situata mbetet kritike në rajonin e Del Varit, ku mijëra persona janë bllokuar nga ujërat, pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe telefoni.
Katastrofa që ka përfshirë zonat jugore, ka ndezur debatin në vend mbi përgatitjen e autoriteteve dhe popullsisë franceze për të përballuar gjendjet emergjente, si kjo në fjalë.