Francë, jep dorëheqjen qeveria
Paris, 14 nëntor - Kryeministri francez, Francois Fillon ka paraqitur mbrëmjen e sotme dorëheqjen e qeverisë së presidentit Sarkozi, i cili e ka pranuar duke i dhënë fund funksioneve të saj.
Dorëheqja është hapi i parë zyrtar drejt riformatimit të kabinetit qeveritar të Parisit.
Sipas raportimeve të agjencive franceze të lajmeve, emrat e ministrave të rinj mund të publikohen që nesër.
Ish-kryeministri Alain Juppe, kryetar i bashkisë së qytetit të Bordosë, mund të jetë pjesë e ekzekutivit të ri.