07 Maj 2025

Francë, humb jetën miliarderi kinez

Paris, 22 dhjetor - Një miliarder kinez dyshohet të ketë vdekur në një incident ajror që ka ndodhur në Francë, teksa mbikëqyrte me helikopter vreshtat e verës që kishte blerë në jug-perëndim të vendit.

Helikopteri, në të cilin udhëtonin Lam Kok, djali i tij 12-vjeçar, ish-pronari i kështjellës James Gregoire dhe një përkthyes, ra mbi lumin Dordogne. Policia ka gjetur mbetjet e mjetit fluturues, por ende jo trupat e pasagjerëve.

Shitja e vreshtave në Bordo dhe kështjella atje kishte tërhequr vëmendje të madhe. Mendohej se ky ishte investimi më i madh nga një biznesmen kinez në rajonin e Bordosë, në fushën e verës.

Ditën e premte, në godinën e shekullit të 16-të Chateau de la Riviere u mbajtën festime për blerjen e biznesmenit Lam Kok.

Pasaniku 46-vjeçar me bazë në Hong Kong, i specializuar në prodhimin e çajit, kishte në plan të kthente pronën e re prej 160 akër në një fushë me bimë çaji dhe vere.

Pas prezantimeve dhe një konference për shtyp, pronari i mëparshëm, James Gregoire i ofroi zotit Kok një vizitë të pronës nga ajri, me helikopter.

Një gazetar i AFP deklaron se bashkëshortja e biznesmenit u tërhoq në momentin e fundit duke thënë se kishte frikë nga helikopterët.

Zoti Gregoire pilotoi helikopterin duke e ngritur në ajër, por vetëm pak momente më vonë banorët lokalë deklaruan se e panë të rrëzohej në lumë.

Kërkimet për trupat janë vështirësuar nga rrumat e forta të ujërave, raporton korrespondenti i BBC në Paris. Ndërkohë, konsullata kineze në kryeqytetin francez ka nisur për në vendin e ngjarjes disa zyrtarë të saj.

Së fundmi vreshtat e verës në Bordo janë bërë destinacioni i preferuar i biznesmenëve kinezë, të cilët kanë blerë shumë prona në Francë në vitet e fundit. / 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)