Franca zgjat deri në nëntor gjendjen e jashtëzakonshme
Paris, 7 korrik - Parlamenti francez miratoi të enjten për herë të gjashtë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, deri më 1 nëntor, kur pritet të votohet një ligj shumë i përfolur që do të zëvendësojë këtë dispozitë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Francës Gerard Collomb u tha medieve se faktet vërtetojnë se zgjatja e gjendjes emergjence është e arsyeshme për të forcuar bashkëpunim antiterrorist. Ai tha gjithashtu se nën gjendjen emergjence, këtë vit Franca ka shkatërruar 7 planet për sulme terroriste, duke parandaluar humbje të mëdha të jetëve njerëzore.
Analistët theksojnë se kjo është hera e fundit që Franca shtyn gjendjen e emergjencës, që sipas tyre do t\'i japë kohë qeverisë franceze të normalizojë gjendjen dhe të krijojë një sistemim efikas kombëtar kundër terrorizmit.