25 Dhjetor 2024

Franca shqyrton mundësinë e pezullimit të Marrëveshjes Shengen

Berlin, 23 prill - Në grindjet rreth pranimit të mijëra refugjatëve afrikanë, Franca po shqyrton mundësinë e pezullimit të Marrëveshjes së Shengenit, e cila mundëson kalimin pa kontroll të kufijve të vendeve anëtare të kësaj zone.

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy të martën në Romë për këtë çështje do të bisedojë me kryeministrin italian Silvio Berlusconi, thuhet në Paris.

Italia i ka pajisur kohët e fundit shumicën e rreth 25.000 refugjatëve të ardhur kryesisht nga Tunizia me dokumenta, të cilat u mundësojnë që të udhëtojnë në vendet tjera të Bashkimit Evropian. Qëllimi i tyre kryesor është të kalojnë në Francë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)