28 Dhjetor 2024

Franca: Serbia jo në BE pa pranuar pavarësinë e Kosovës

Paris, 3 shtator - Wikileaks ka zbuluar informacione interesante sa i përket raporteve Francë-Serbi, në lidhje me Kosovën.

Sipas informacioneve të fundit që janë publikuar, Franca i ka bërë të qartë Serbisë, se nuk mund të hyjë në BE, pa pranuar pavarësinë e Kosovës.

Në një letër të dërguar nga ambasada e SHBA-së në Bruksel, përmendet një raport nga takimi i drejtorëve politikë të Kuintit (Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Sekretariatit të Këshillit të Evropës) që është mbajtur më 11 janar 2010, ku Serbia “ishte dekurajuar fuqishëm” në kërkesën e saj, që në OKB të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së në BE, Uiliam Kenard kishte thënë se qëndrimi i Francës është që në formularin për aplikim të Serbisë, detyrimisht qëndron njohja e pavarësisë së Kosovës.

Drejtori politik i Francës, Rolan Galarazh kishte thënë po ashtu se Franca nuk dëshiron një Qipro të re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)