Franca përforcon masat e sigurisë në Paris
Paris, 4 prill - Franca filloi nga e hëna të përforcojë sigurinë në Paris dhe zonat përreth, pas një shpërthimi nëntokësor që tronditi një tunel në qytetin rus të Shën Petersburgut, njoftoi Ministria e Brendshme.
\"Pas ngjarjeve në metronë Shën Petersburgut, dhe si një masë parandaluese, ministri i Brendshëm Matthias Fekl, vendosi forcimin e masave të sigurisë në mjetet e transportit publik në të gjithë rajonin e Ile-de-France,\" thuhet në një deklaratë.
\"Në kontekstin e një kërcënimi jashtëzakonisht të lartë nga terrorizmi, qeveria vazhdon të marrë masa për të mbrojtur popullin francez,\" shton deklarata.
Të hënën, dy shpërthime goditën stacionet e metrosë në qytetin rus të Shën Petersburgut. Sipas mediave ruse, të paktën 10 veta janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur.