Franca në vitin 2013 ka dëbuar një numër rekord romësh nga vendi
Paris, 16 janar - Autoritetet franceze në vitin 2013 deportuan nga territori i vet 19.380 romë rumunë dhe bullgarë. Njëkohësisht u shkatërruan 165 kampe të ciganëve endacakë, në të cilat qenë vendosur me banim të dëbuarit.
Shumicës së njerëzve të deportuar nga vendi nuk i ofrohej asnjë lloj ndihme.
Numri i romëve të dëbuar nga Franca, në krahasim me vitin 2012, është rritur për më shumë se dy herë. Në vitin 2012 nga vendi u deportuan rreth 9.400 ciganë.
Ministri i Brendshëm francez Manuel Valls këmbëngul se meqenëse romët nuk dëshirojnë të integrohen në shoqëri, atëhere ata duhen dëbuar nga Franca. Një mendimi të ngjashëm i përmbahet, sipas sondazheve të zhvilluara, edhe pjesa dërrmuese e popullsisë së vendit.