Franca mirëpret marrëveshjet mes të Kosovës dhe Serbisë
Prishtinë, 7 korrik - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Francës me rastin e arritjes së marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë mirëpret marrëveshjet e para të arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës, më 2 korrik, në kuadër të procesit të dialogut të lehtësuar nga Unioni Evropian.
Këto marrëveshje sipas Frances do të mundësojnë lëvizjen e lirë të shtetasve të të dy shteteve, që nuk egzistonte deri më sot.
\"Do t\'i mundësojnë poashtu Kosovës të ketë një regjistër të saktë të gjendjes civile, falë misionit evropian EULEX. Të dërguarit serbë dhe kosovarë kanë gjetur një marrëveshje, në parim, për njohjen reciproke të diplomave të lëshuara nga të dyja shtetet\", thuhet ne njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Francës
Këto zhvillime janë pozitive dhe inkurajuese. Ato kontribojnë në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve të dy shteteve. Ato përfaqësojnë një hap drejt pajtimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që është i domosdoshëm për afrimin evropian të këtyre dy shteteve, të cilin Franca e mbështet.
\"U bëjmë thirrje palëve për të siguruar zbatimin e shpejtë të këtyre marrëveshjeve dhe të vazhdojnë procesin e dialogut në mënyrë që përparimet tjera të ndodhin në ditët e ardhshme.\"