Franca mirëpret dialogun mes Kosovës e Serbisë
Prishtinë, 9 mars - Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur sebisedimet Kosovë - Serbi do t normailzojnë marrëdheniet mes Prishtinësdhe Beogradit.
Bernard Valero, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës, me rastin e fillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka thënë se Franca është e kënaqur që procesi i dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, filloi në Bruksel, më 8 mars.
"Ne i inkurajojmë të dyja palët që të gjejnë shpejt zgjidhje konstruktive dhe konkrete për çështje teknike, për të mirën e popullit të tyre dhe për bashkëpunimin e nevojshëm regjional" , ka theksuar Valero.
Franca sipas tij shpresojn se këto bisedime do të ndihmojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, siç pritet nga dy shtete që aspirojnë integrim në Bashkimin Evropian."