Franca me kryeministër të ri
Paris, 1 prill - Presidenti francez Francois Hollande do të caktojë Ministrin e Brendshëm Manuel Vals si kryeminister.
Partia Socialiste është goditur rëndë në zgjedhjet lokale, shifrat e të cilave treguan fitore të konservatorëve dhe të Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë.
51-vjeçari Vals, një liberal me ambicie presidenciale, por shume popullor, do të zëvendësojë në këtë post kryeministrin Jean-Marc Ayrault, zyra e të cilit konfirmoi dorëheqjen e tij ditën e hënën.
Përpara dorëheqjes, Ayrault pranoi se shumë votues kishin humbur besimin tek administrata e tij. Presidenti Hollande, popullariteti i të cilit ka shënuar rënie, do ti drejtohet kombit.