12 Janar 2025

Franca kundërshton hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Schengen

Paris, 30 shtator - Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, thotë se Franca nuk është në favor të lejimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën e udhëtimit të lirë në Bashkimin Evropian, e njohur si Zona Schengen.

Zoti Fabius tha sot se pranimi i këtyre dy vendeve do të thotë se imigrantët nga vendet e treta mund të hyjnë lirisht në BE, nëpër Rumani dhe Bullgari.

Këto komente u bënë në periudhën e një debati të ashprë në Francë lidhur me trajtimin e imigrantëve romë, kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria.

Ministri i brendshëm, Manuel Valls, javën e kaluar ka thënë se romët nuk mund të integrohen në shoqërinë franceze dhe duhet të dërgohen në shtëpi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)