Franca kërkon rifillimin e bisedimeve
Paris, 7 tetor - Ministri francez për marrëdhënie evropiane, Zhan Leoneti, i bëri thirrje Beogradit që të vazdhojë bisedimet me Prishtinën.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, Leoneti tha se gjatë takimit me presidentin serb, Boris Tadiq, ai ka shfaqur dëshirën e Francës për ta parë rivënien e dialogut me Kosovën.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ishin ndërprerë në fund të muajit të kaluar pas tensioneve vë veri të Kosovës dhe pas insistimit të palës serbe për të rivendosur në tryezën e negociimit çështjen e pikave doganore në atë pjesë.
Thirrja e ministrit francez u bë në kohën kur në Beograd po qëndron ndërmjetësuesi i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper.