Franca kërkoi nga BQE rol më thelbësor për Eurozonën
Paris, 25 nëntor - Ministri francez i Punëve të Jashtme, Alain Juppe i kërkoi sot bankës Qendrore Evropiane të luajë një rol më thelbësor për shpëtimin e zonës euro, disa orë nga samiti tripalësh franko-gjermano-italian që do të zhvillohet në Strasburg, në lindje të Francës.
"Banka Qendrore Evropiane duhet të luajë një rol më thelbësor për rivendosjen e besimit'', deklaroi Juppe për radion ''France Inter'' duke shtuar se ishte urgjente dhe se kriza po prek të gjitha ekonomitë e zonës euro, madje edhe ato më solide.