12 Janar 2025

Franca e Rumania mbështesin Kosovën e Serbinë

Bukuresht, 12 korrik - Rumania dhe Franca mbështesin përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri rumum Viktor Ponta.

Shefat e dy qeverive janë takuar në Bukuresht të enjtën mbrëma, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe forcimit të lidhjeve ekonomike.

Sipas medieve serbe, Ponta ka thënë se qeveria e Rumanisë do të mbështet euro-integrimet e Beogradit dhe Prishtinës, pasi të dy palët kanë treguar përkushtim në zbatimin e parakushtit për fqinjësi të mirë.

Kryeministrat e Francës dhe Rumanisë ndërkaq pritet të vizitojnë sot prodhuesin e automobilëve Dacia-Renault.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)