Franca e Gjermania me mbledhje e përbashkët qeveritare
Berlin, 20 shkurt - Presidenti i Francës Francois Hollande dhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel drejtuan bashkërisht mbledhjen e 16-të të përbashkët të kabineteve, ku vendosën të forcojnë bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes, të energjisë së pastër, të ndërtimit të Evropës etj.
Në mbledhje u vendos që një pjesë e brigadës së bashkuar franko-gjermane të vendoset për herë të parë në Somali, për të stabilizuar sigurinë në rajon.
Ndërkohë të dy kabinetet qeveritare përshëndetën vendimin e Bashkimit Evropian për të nxitur konsolidimin e paqes në Republikën e Afrikës Qendrore.