Franca do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 1 nëntor
Paris, 25 maj - Dy ditë pas sulmit terrorist në Manchester të Britanisë, presidenti francez Emmanuel Macron i paraqiti parlamentit kërkesën për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 1 nëntor.
Sipas një njoftimi të presidencës, Macron-i e mori vendimin gjatë takimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit të Sigurimit të Shtetit.
Ndërkohë, ai i kërkoi qeverisë të japë sugjerime për përballimin e kërcënimeve që paraqesin sulmet terroriste.
Pas sulmit terrorist në Paris më 13 nëntor të vitit 2015, ish-presidenti Fraçois Hollande shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Por për shkak të gjendjes së paqëndrueshme afati i përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme u shty disa herë.
Dhjetorin e kaluar, parlamenti pranoi kërkesën për zgjatjen e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme deri në mesin e korrikut të të këtij viti.