Franca dhe Gjermania përkujtojnë përvjetorin e 100-të, armëpushimin
Prishtinë, 11 nëntor - Franca dhe Gjermania përkujtojnë së bashku përvjetorin e 100-të, armëpushimin e datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.
Më këtë rast do të mbahet një ceremoni ushtarake në këndin e Francezëve dhe Gjermanëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet sot.
Ky kënd ndodhet brenda varrezave krishtere në afërsi të kampit të KFOR, Film City.
Sikurse vitin e kaluar ceremonia do të jetë një rast për të dëshmuar miqësinë franko-gjermane, si dhe të përçojë dëshminë për vuajtjet e të gjithë popujve të përfishirë në mizoritë e kësaj lufte.