12 Janar 2025

Formohet qeveria e re e Italisë

Romë, 28 prill - I mandatuari për qeverinë e re te Italisë, Enriko Letta ka bere te ditur emrat e rinj te qeverise se tij.

Koalicioni bashkon Partinë Demokratike të Lettës dhe Njerëzit e Lirisë të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Berlusconi ka thënë se nuk do të jetë ministër, por ka kërkuar që figurave kryesore të partisë së tij t’iu jepen poste të larta.

Në një konference për shtyp Letta ka publikuar kabinetin qeveritar, betimi i se cilës pritet te behet ditën e nesërme, në orën 11:30, sipas kohës lokale.

Një kabinet koalicion mes te majtës e te djathtës, me shume femra ne qeveri dhe për here te pare edhe një femër me ngjyre.

Zgjedhjet e shkurtit në Itali nuk kanë prodhuar fitues të qartë, ndërsa analistët kanë sugjeruar se bllokada politike do të vonojë reformat që mund të ndihmojnë ringjalljen e Italisë së zhytur në recesion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)