Forcat franceze kontrollojnë aeroportin Kidal në Mali
Bamak, 30 janar - Forcat franceze mbrëmjen e së martës pas kontrollimit të qyteteve Tumbekotu dhe Gau në veri , janë vendosur edhe në aeroportin e Kidal, 1500 km larg Bamaku, kryeqytetit të Malit duke arritur të marrin në dorë plotësisht kontrollin e këtij aeroporti.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, ushtarakët francezë gjithashtu gjatë kontrollit në Tumbekotu dhe Gau kanë filluar kërkimet shtëpi më shtëpi.
Parlamenti i Malit kanë miratuar planin e transferimit të qeverisë në mënyrë urgjente me 139 vota pro dhe asnjë kundër.
Gjithashtu kryeministri francez ka deklaruar se vendi i tij mbështet sa më shpejt vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Mali në mënyrë që të sigurohen për zbatimin e të drejtave të njeriut në këtë vend të Afrikës.
Qeveria polake gjithashtu nëpërmjet një deklarate ka bërë të ditur: 20 ekspertë ushtarakë polakë do të dërgohen për të ndihmuar forcat e Malit