Forcat e Shtetit Islamik kanë nisur tërheqjen nga Siria
Moskë, 16 tetor - Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi të enjten se pas sulmeve ajrore të forcave ruse, forcat e Shtetit Islamik (IS) kanë nisur tërheqjen nga Siria, njofton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Sipas deklaratës liderë ushtarakë të \"Shtetit Islamik\" kanë raportuar pranë selisë së kësaj organizate se sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar pakësim të armatimeve të tyre.
Për këtë arsye forcat e IS-it kanë nisur tërheqjen nga Siria, në kërkim të fronteve të reja dhe të furnizimit me armë.
Me ndihmën e sulmeve ajrore të forcave ruse, të enjten trupat qeveritare siriane nisën një ofensivë të gjerë në veri të vendit, duke vënë në kontroll 2 fshatra dhe duke vrarë 20 militantë të IS-it.
Me kërkesën e qeverisë siriane qysh nga 30 shtatori Rusia ka ndërmarrë sulme ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik (IS).