Forbes: Presidenti kinez, Hu Zhintao, njeriun më i fuqishem në botë
SHBA, 4 nëntor - Revista amerikane Forbs ka zgjedhur presidentin kinez, Hu Zhintaao, si njeriun më potent në botë.
Në klasifikimin e shpallur gjatë natës në Nju Jork, Zhintao, la në vendin e dytë presidentin amerikan, Barak Obama, i cili vitin e kaluar ishte shpallur i pari.
Pas tij, vjen mbreti saudit, Abdullah bin Abdul Aziz al Saud, kryeministri rus, Putin, Papa Benedikti i 16-të, kancelarja Merkel, që është edhe gruaja më potente e planetit dhe, kryeministrin britanik, Kameron.
Në dhjetë të parët figurojnë edhe presidenti i Federal Rizërv, Bernanke, Sonja Gandi, apo Billi Gejts. Kryeministri italian, Berluskoni, është vetëm në vendin e 14-të.