09 Janar 2025

Forbes: Greqia të ndjekë shembullin e Shqipërisë dhe Bullgarisë

New York, 16 mars - Steve Forbes, botuesi i revistës “Forbes” i sugjeron Greqisë të ndjekë shembullin e Shqipërisë dhe Bullgarisë, të cilat arritën t’i mbijetojnë presioneve të krizës falë taksës së sheshtë.

“Greqia duhet të ndjekë shembullin e fqinjëve Bullgari dhe Shqipëri dhe te mendoje seriozisht per aplikimin e takses se sheshte”.

Mesazhi vjen nga Steve Forbes, botuesi i revistes “Forbes”.

“Merrni shembullin e tyre. Jo vetëm grekëve, po as shqiptarëve e as bullgarëve nuk u pëlqen të paguajnë taksa. E megjithatë qeveritë e këtyre vendeve aplikuan taksën e sheshtë prej 10 %, qe rezultoi efikase për mbledhjen e të ardhurave dhe zhvillimin e ekonomisë”, ka thene Forbes.

Ai ka shprehur rezervat e tij per menyren se si po veprohet per menaxhimin dhe perballimin e krizes greke nga ana e BE, duke paralajmëruar se kriza do të vijojë të ketë pasojë të rënda jo vetëm për Greqinë, por edhe pë vende të tjera si Spanja e Italia, nëse nuk do të kryhen reforma transformuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)