FMN paguan këstin e dytë të shpëtimit për Portugalinë

Lisbonë, 13 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar dhënien e ndihmës tjetër financiare për Portugalinë. 
Rreth katër miliardë euro është shuma që tani i vihet asaj në dispozicion, bëri të ditur FMN në Uashington. 
Më parë e ashtuquajtura trojka nga BE, FMN dhe BQE kishte vlerësuar pozitivisht masat e deritanishme të kursimit, të ndërmarra nga qeveria në Lisbonë. 
Portugalia i përket vendeve të eurozonës të zhytura në borxhe të mëdha  dhe që duhet të merrte ndihma prej miliardash nga BE dhe FMN që të shmangej një falimentim i vendit.  
















