FMN njeh Këshillin Kombëtar si qeveri të ligjshme në Libi

Berlin, 12 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN e njeh tashmë Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, CNT, si qeveri e ligjshme në Libi, njoftoi dje për shtypin në Marsejë drejtoresha e përgjithshme e tij, Christine Lagarde.
\"Libia përfaqësohet tashmë zyrtarisht në FMN nga CNT-ja\", deklaroi Lagarde, në përfundim të një mbledhjeje të G8-s në kuadrin e Partneritetit të Deauville, që i bashkon këto vende të pasura veçanërisht me ato nismëtare të \"pranverës arabe\" si Tunizia dhe Egjipti.
Libia është ftuar në Marsejë me një status vëzhguesi.