FMN kërcënon Greqinë me bllokimin e paketës së shpëtimit

Athinë, 19 nëntor - FMN-ja nuk do ti japë Greqisë këstin e 6-të të paketës së shpëtimit, në rast se Athina zyrtare nuk angazhohet të zbatojnë vazhdimisht masat për reduktimin e borxhit publik.
Njëkohësisht, Fondi Monetar Ndërkombëtar u kërkoi vendeve anëtare të Eurozonës të zbatojnë sa më parë marrëveshjen e arritur nga liderët e këtyre vendeve, për zgjidhjen e krizës së borxheve.
Zëdhënësi David Halai, shtoi të enjten gjatë një konference shtypi, shqetësimin e FMN-së, për situatën e tanishme në Eurozonë.