18 Maj 2024

FMN, dorëhiqet drejtori për Evropën Antonio Borges

Washington, 17 nëntor - Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën, Antonio Borges ka dhënë dorëheqjen në një moment kritik, kur të gjithë po përpiqen të frenojnë krizën e borxhit që ka përfshirë kontinentin.

Borges deklaroi se arsyet personale e detyruan atë të merrte vendimin e papritur për t`u tërhequr nga posti prestigjoz. Ai ka qenë drejtor për Evropën për një vit.

Më herët gjatë vitit, Borges u detyrua të tërhiqte komentet e tij që sugjeronin që Fondi duhet të ndihmojë Italinë dhe Spanjën duke blerë borxhet e tyre.

FMN është pjesë e trojkës së organizatave ndërkombëtare që mbikëqyrin ndihmat për Greqinë, Portugalinë dhe Republikën e Irlandës, ndërsa dy pjesëtarët e tjerë janë Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.

Së fundmi FMN-së i është dhënë edhe detyra për të mbikëqyrur reformat ekonomike nga Italia, e cila që prej ditës së djeshme është bërë me qeveri të re.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde do të përpiqet të caktojë Reza Moghadam, drejtore e politikave strategjike të Fondit, si pasardhëse të Borges. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)