06 Maj 2024

Fitou: Strukturat paralele janë të papranueshme

Prishtinë, 22 shtator - Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou tha strukturat paralele janë të papranueshme dhe Serbia investimet për popullatën serbe duhet t’i bëj vetëm me lejen e autoriteteve të Kosovës
 
Sipas tij, veprimet e Qeverisë së Kosovës janë legjitime dhe ajo po bën punë të mirë së bashku me Eulex-in dhe KFOR-in, në implementimin e marrëveshjes së 2 shtatorit.

Ambasadori francez tha se situata në veri kërkon veprime të matura dhe koordinim mes KFOR-it, EULEX-it dhe autoriteteve të Prishtinës. Por sipas tij, duhet të jepet një kohë për njerëzit në pjesën veriore që t’i heqin vet barrikadat, sepse ato janë pengese për jetën e tyre.

“Kjo gjendje nënkupton implementimin e një marrëveshje evropiane që është arritur me 2 shtator. Ky implementim i kësaj marrëveshje i është dhënë EULEX-it me ndihmen e KFOR-it dhe me pjesëmarrjen e tërësishme të qeverisë së Kosovës. Situata e cila në këtë rast mund të ik është një situatë të cilën e prisnim dhe duhet që ta prisnim që të jetë e tillë”, ka thënë ai.

Duke komentuar veprimin e njëanshëm të Kosovës për heqjen e reciprocitetit për mallra serbe, ambasadori francez ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vepruar mirë dhe kjo do të krijojë marrëdhënie të mira me bashkësinë ndërkombëtare.

“Duhet ta urojmë Qeverinë e Kosovës e cila po e implementon këtë marrëveshje, e cila shkon kah perspektiva evropiane dhe në vend që të bëjmë pikë kundër qeverisë, kjo bënë pikë është në të mirë të integrimeve evropiane. Kjo është sjellje e veçantë e inteligjencës”, është shprehur ambasadori.

Ambasadori thotë se strukturat paralele janë të papranueshme dhe Serbia investimet për popullatën serbe duhet t’i bëj vetëm me lejen e autoriteteve të Kosovës.

“Me planin e Ahtisarit është e parashikuar që Serbia mund ta ndihmojë popullsinë e saj në fusha të ndryshme, në atë të edukimit ose në tjera. Kjo duhet të implementohet qartë dhe ajo që është paralele në këtë domen, gjërat duhet të bëhen në mënyrë transparente me lejen e Qeverisë së Kosovës dhe kur flasim për struktura paralele nuk flasim për këto gjëra”, ka thënë ambasadori
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)