26 Dhjetor 2024

Fitou: S`ka ndryshime kufijsh në Evropë

Prishtinë, 10 qershor - Ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou ka deklaruar sot se epoka e përcaktimit të kufijve në Evropë ka përfunduar.

“Kufijtë e Evropës janë përcaktuar dhe idetë për ndarje dhe ripërcaktim të kufijve kanë perënduar”, ka deklaruar Fitou.

Duke folur në një takim me mediat, diplomati francez ka nënvizuar se pavarësia dhe integriteti i Kosovës nuk do të jetë tema diskutimi në dialogun me Serbinë.

Kufijtë e Evropës janë përcaktuar dhe idetë për ndarje dhe ridefinim të kufijve, kanë perënduar. Kështu deklaroi ambasadori i Francës në Prishtinë, Fitui duke u përgjigjur në pyetjen për idetë për mundësinë e ndarjes së Kosovës që kohëve të fundit po kërkohet nga Serbia. Idetë për ndarje janë më tepër për konsum të brendshëm, sesa temë e bisedimeve Prishtinë Beograd, tha Fitu:

“Duhet të bëhet dallim mes gjërave që i përkasin temave të brendshme në Prishtinë dhe Beograd. Ato i destionohen më shumë qytetarëve të vet. I kam thënë ministrit Hoxhaj kur ishte në vizitë në Paris se koha e përcaktimit të kufijve të Evropës ka përfunduar. Ka tema për të cilat nuk do të diskutohet, e ato janë pavarësia, integriteti territorial dhe sovarniteti i Kosovës”.

Ambasadori francez Fitu e vlerësoi si shumë të rëndësishme njohjen nga principata e Andorës, e veçanërisht nënvizoi faktin se kjo erdhi nga një shtet i Evropës.

“Njohja nga Andora për mua është shumë e rëndësishme sepse e rfillion një proces i cili ishte ndërprerë dhe e shton numrin e njohjeve i cili vazhdimisht do të rritet e assesi nuk do të zvogëlohet. Duke ditur raportet tona speciale me Andorën është kënaqësi e veçantë për mua që ka ardhur kjo njohje”.

Ndërkaq, duke folur për shtyrjen e dialogut, Fitu tha se kjo nuk është dashur të ndodhë, por e arsyetoi vendimin e Beogradit duke thënë se “ndoshta i duhet pak reflektim para nënshkrimit të ndonjë marrëveshje eventuale”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)