18 Maj 2024

Fitou: Do kërkojmë të mos pengohet integrimi i Kosovës

Prishtinë, 15 nëntor - Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou ka thënë të hënën gjatë një debati me qytetarët e Pejës se Kosova është në rrugë të mirë dhe askush nuk mund ta pengoj për integrim në Bashkimin Evropian.

Fituo është shprehur shumë i gatshëm të përgjigjet në pyetjet e shumta që i parashtruan qytetarët pejanë. Ai edhe në këtë rast tha se Kosova dhe Serbia duhet vazhdojnë dialogun në Bruksel për të gjetur zgjidhje për shumë çështje praktike.

“Shteti im dhe shumë shtete tjera që përkrahin Kosovën jemi shumë këmbëngulës që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë, edhe Beogradi duhet të angazhohet që marrëveshjet e arritura të implementohen”, u shpreh Fitou.

Në pyetjen e parashtruar se a mundet Franca të ndikojë tek pesë shtetet anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën, Fitu tha njohja është individuale dhe nuk mund të bëhet presion, por do të kërkohet që ato mos të pengojnë integrimin e Kosovës.

“Njohja e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të vijë më vonë dhe ne do të kërkojmë nga këto shtete që edhe nëse nuk e njohin Kosovën të mos e pengojnë integrimin e saj për në BE”, tha Fituo.

Gjatë këtij debati u shtruan edhe shumë çështje tjera, sa i përket liberalizimit të vizave. Ambasadori Fituo tha se ky proces merr kohë, por Kosova është duke punuar dhe askush nuk është i interesuar që të jetë vend i izoluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)