Fitch: Samiti i Brukselit nuk solli zgjidhje globale të krizës
Bruksel, 17 dhjetor - Agjencia e vlerësimit financiar Fitch Ratings u shpreh të premten se samiti i javës së kaluar në Bruksel nuk solli zgjidhje globale të krizës së borxhit në zonën euro dhe se nevojitet një përfshirje më e madhe e Bankës Qendrore Evropiane, BQE.
\"Pas samitit të Bashkimit Evropian të 9 dhe 10 dhjetorit, Fitch arriti në përfundimin se një zgjidhje globale e krizës së zonës euro është teknikisht dhe politikisht e paarritshme\", bën të ditur ajo në një komunikatë.
Agjencia i gjykon pozitive angazhimet e liderëve të BE-së për përshpejtimin e krijimit të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES), por shqetësohet për mungesën e balancave të besueshme të sigurisë financiare.
Ajo bën të ditur se kërkon veçanërisht një angazhim më të madh dhe më të hapur të Bankës Qendrore Evropiane për zbutjen e rrezikut të një krize likuiditeti për shtetet të afta ta përballojnë atë por që mund të preken nga mungesa e likuiditeteve.