11 Janar 2025

Fischer, mbështetës i lirisë dhe shtetit të Kosovës

Berlin, 17 prill  - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ka zhvilluar një takim të veçantë me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, mikun e madh të Kosovës, Joschka Fischer.

Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat më të larta të qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin e ish-ministrit Fischer për Kosovën, në vitet 1998-2005.

Ai ka theksuar veçanërisht kontributin e jashtëzakonshëm që ish-ministri Fischer ka dhënë për popullin e Kosovës në periudhën më të vështirë të tij, gjatë viteve të luftës, për arritjen e lirisë.

Hoxhaj po ashtu theksoi rolin e fuqishëm që Fischer ka dhënë për Kosovën edhe në vitet e pasluftës, në rrugën drejt krijimit të shtetit dhe arritjes së pavarësisë.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ish-zëvendëskancelarin gjerman për progresin në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, avancimin e proceseve integruese si dhe fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka vlerësuar progresin e madh që është arritur në Kosovë, duke e konsideruar shtetin e Kosovës model të shtetndërtimit në rajon.

Fischer ka theksuar rëndësinë e avancimit të proceseve integruese evropiane të Republikës së Kosovës, duke shprehur përkrahjen e tij në këtë rrugë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)