Finlanda mbështetët liberalizimin e vizave për Kosovën
Prishtinë, 25 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Bullgari, Tarja Laitiainen, e cila është ambasadore jorezidente e Finlandës edhe për Kosovën.
Gjatë bisedës, Ministri Hoxhaj, ka vlerësuar lartë rolin e shtetit Finlandez në zhvillimin e gjithëmbarshëm të proceseve pozitive në Kosovë.
Në anën tjetër, ambasadorja Tarja Laitiainen, pasi ka përcjell mesazhet e urimit të homologut finlandez për Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka thënë se Finlanda do të mbështes Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, dhe proceset e mëtejshme integruese evropiane.
Ajo po ashtu ka premtuar se do të ketë investime finlandeze në shumë sektor në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit mes Ministrit Hoxhaj dhe ambasadores Laitiainen është diskutuar edhe për marrëveshjet bilaterale në interes të dy shteteve, të cilat pritet të nënshkruhen në të ardhmen e afërt, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës.