30 Dhjetor 2024

Finlanda mbështet shpërbërjen e strukturave paralele në Kosovë

Helsinki, 27 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga Zëvendësministri i Jashtëm, Ibrahim Gashi, janë pritur sot në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës, Erkki Tuomioja.

Fillimisht, Ministri Hoxhaj ka falënderuar homologun e tij për ndihmën që shteti finlandez i ka dhënë Kosovës në 12 vjetët e fundit, duke veçuar punën e madhe dhe rolin që ka pasur ish-Presidenti i Finlandës, Marti Ahtisaari, në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Duke folur për situatën e krijuar në veriun e Kosovës, dy ministrat janë pajtuar që Serbia duhet t’i largojë strukturat paralele nga Kosova, si parakushti i vetëm për hapjen e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Ministri Hoxhaj në këtë takim ka marrë mbështetjen e shtetit të Finlandës për të rritur trysninë ndaj Serbisë për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe për largimin e barrikadave.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës, Erkki Tuomioja, është zotuar se shteti i tij do të vazhdoj mbështetjen e plotë për integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Duke folur për tejkalimin e situatës në veri, dy ministrat janë pajtuar që nuk ekziston asnjë zgjidhje tjetër, përveç Planit Ahtisaari.

Ministri Tuomioja ka siguruar Ministrin Hoxhaj që për Finlandën zgjidhja e vetme është implementimi i Pakos Ahtisaari në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim dy ministrat kanë diskutuar edhe për perspektiven evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe rolin që mund të ketë Finlanda në këtë proces.

Ministri Finlandez, Erkki Tuomioja ka theksuar se shteti i tij mbështet fuqishëm dhënien e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, si dhe lidhjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se Finlanda do të ndihmojë Republikën e Kosovës edhe në synimin e saj për t’u anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare.

Në këtë takim është diskutuar edhe për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve, ku shumë shpejt pritet të nënshkruhen disa marrëveshje me rëndësi, që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe Zëvendësministri Gashi janë takuar edhe me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Eero Heinäluoma.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy shteteve.

Në emër të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Ministri Hoxhaj ka ftuar kryeparlamentarin e Finlandës, Eero Heinäluoma, që të vizitoj Republikën e Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe Zëvendësministri Gashi po ashtu janë takuar me Nënsekretaren e Shtetit finlandez, Anne Sipiläinen, e cila është përgjegjëse për bashkëpunim dhe zhvillim të politikave.

Nesër, me 28 tetor, Ministri Hoxhaj do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin e Helsinkit, me titull “Rruga e Kosovës drejt BE-së”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)