10 Janar 2025

Finlanda e Holanda kundër masave anti-krizë

Amsterdam, 3 korrik - Finlanda dhe Holanda kundërshtojnë masat anti-krizë të samitit të fundit të Bashkimit Europian, për të përdorur me më shumë lehtësi, fondet e shpëtimit.

Qeveria finlandeze dhe ajo holandeze janë të gatshme t`i ndalojnë ESM-së, apo fondit të përhershem të eurozonës, të blejë letra me vlerë në tregjet dytësore.

Në deklaratën e ekzekutivit finlandez, të cituar nga agjensia e lajmeve AFP, thuhej se në të ardhmen, duhet unanimitet, sa i takon blerjeve të bondeve dhe sic duket kjo nuk është e mundur pas kundërshtimit tonë dhe Holandës.

Nën presionin e Italisë dhe Spanjës, 17 udhëheqësit e eurozonës pranuan të lehtesojne mekanizmin e bleresjes së bondeve.

ESM duhet të hynte në funksion më 1 Korrik. Një prej faktorëve të vonesës është kërkesa për një organizëm të vetëm mbikëqyrës, i cili do të kontrollojë fondet e dorëzanive. Derisa ESM të vihet plotësisht në punë, atëherë EFSF do të blejë letrat me vlerë të vendeve anëtare të bllokut dhe do të rikapitalizojë bankat në vështirësi të Spanjës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)