11 Janar 2025

Fillon numërimi veror i orës

Prishtinë, 27 mars - Akrepat e orës kanë lëvizur 60 minuta përpara, natën e mbrëmshme me datën 27 mars.

Këtë të dielë kemi fjetur një orë më pak, pasi ora 7:00 e mëngjesit me orën e re  tashmë është 8:00.

Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës kanë lëvizur 1 orë përpara, duke shënuar orën 03:00. Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.

Llogaritja verore e kohës ka filluar të dielën, në mëngjesin e 27 marsit, në orën 02:00 pas mesnate, kur me zhvendosjen e akrepave për një orë përpara koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate. Kjo do të thotë se do të flemë një orë më pak, por do të kemi një orë më shumë me dritë.

Ndryshimi i akrepave është një proçes i unifikuar në gjithë Evropën. Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.

Ndryshimi vlen deri në të dielën e fundit të muajit tetor.

Kush është në punë, kush duhet të udhëtojë me avion apo tren, kush ka lënë takim me dikë në një orar të caktuar duhet të jetë korrekt, pasi një vonesë prej 60 minutash këtë të dielë mund t’ju shkaktojë vërtet probleme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)