Filipine, tërmet dhe alarm për cunami
Manila, 6 shkurt - Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur ishujt në pjesën qendrore të Filipineve.
Sipas burimeve zyrtare, disa ndërtesa janë dëmtuar dhe të paktën një person ka vdekur. Institucionet e vendit kanë lëshuar alarmin për cunami.
Dridhjet e tokës thuhet të kenë zgjatur rreth 30 sekonda.