26 Dhjetor 2024

Filantropi Ramiz Tafilaj merr Çmimin për Arritje Jetësore nga Presidenti Trump

Washington, 6 janar - Shtëpia e Bardhë po nderon Ramiz Tafilajn për punën e palodhshme për shqiptaro-amerikanët dhe për përkushtimin e tij për ta bërë botën vend më të mirë. Mërguar në Shtetet e Bashkuara më 1973, Tafilaj është veprimtar aktiv i komunitetit shqiptar në Amerikë dhe Ballkan.

Ai ka sponsoruar mbi 100 studentë shqiptarë dhe nga vende të ndryshme të botës, shumë prej të cilëve kanë banuar në shtëpinë e tij.

Në fundvitet 1980, ai ua bëri të qartë Shteteve të Bashkuara domosdoshmërinë për ta përkrahur Kosovën dhe për të themeluar një parti demokratike, që sot është Lidhja Demokratike Kosovës.

Tafilaj ka qenë kryetar i komitetit ndërkombëtar të Odës Ekonomike Northwest Houston, një organizatë e fuqishme që zhvillonte lidhje biznesi me Kosovën. Ai ka shërbyer dhe në borde drejtuese të shumë industrive, përfshirë shëndetësinë, bankat dhe arsimin.

Në letrën e tij, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi zotin Tafilaj për përkushtimin e tij për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Keni shërbyer si model i shpirtit amerikan. Orët e shumta të shërbimit tuaj kanë forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe besimin që afron njerëzit me njëri-tjetrin, ndërsa keni ndihmuar për të zgjidhur disa nga sfidat më të mëdha të kohës sonë.”

Tafilaj u nderua veçanërisht për punën e jashtëzakonshme për shqiptaro-amerikanët dhe për punën e tij në çështjet shqiptare në Ballkan në lidhje me politikën amerikane në rajon.

“Në emër të një Kombi mirënjohës, ju falënderoj për shërbimit tuaj jetësor ndaj bashkëqytetarëve amerkanë dhe atyre që më së shumti kishin nevojë... Keni siguruar vazhdimësinë e përkushtimit të pashoq të Amerikës për të përmirësuar jetët e të tjerëve,” shkroi kryetari Trump.

Çmimi i Presidentit për Arritje Jetësore (President’s Lifetime Achievement Award) është shpërblimi më i lartë për vullentarët në Shtetet e Bashkuara.

I pyetur për arritjet e tij më të mëdha, veprimtari shqiptaro-amerikan tha: “Jam më së shumti krenar për tre fëmijët e mi - që punojnë si ndërmarrës, nënkryetar banke dhe drejtore e një shoqate jofitimprurëse - si dhe për nëntë nipërit e mbesat e mi më të mrekullueshëm.”

Ramiz Tafilaj lindi dhe u rrit në Deçan të Kosovës. Tani është kreu i kompanisë Progressive Chemical Technologies në Houston dhe pronar i shtëpisë botuese Jalifat Publishing, e cila ka botuar historinë disavëllimëshe “Kosova” shqip dhe anglisht./E.Dujaka

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)